E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ ka publikuar një listë me liqenet më të bukura në botë. Pjesë e kësaj liste janë edhe dy liqenet shqiptare, Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
“Me një shtrirjeje nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia Prespa e Madhe dhe e Vogël janë ndër liqenet më të lashtë tektonikë në Europë. Mbi 1 milionë vjeçarë ata të ofrojnë një arratisje të veçantë. Në këtë zonë ka shpendë të rrallë, të cilët janë në zhdukje si për shembull, Pelikani i madh Dalmat”, shkruhet ndër të tjera në shkrimin e ‘Daily Mail’.