image Daily Mail: Mirësevini në Rivierën Shqiptare

Shqipëri

Daily Mail: Mirësevini në Rivierën Shqiptare

news image

Britanikët po zbarkojnë në Shqipëri pasi vendi po përjeton një rritje në turizëm dhe e gjitha kjo falë plazheve me rërë, hoteleve dhe restoranteve të lira“, kështu janë shprehur ekspertët e turizmit për Daily Mail.

“Më shumë se 120 mijë shtetas së Britanisë së Bashkuar kanë vizituar Shqipërinë, pasi sektori i turizimit është në kulmin e tij të suksesit”.

“Por ajo që është më e rëndësishme, vendi me reliev malor do të jetë akoma edhe më tërheqës për Britanikët këtë dimër pasi Ryanair dhe Wizz Air do të prezantojnë fluturimet më buxhet të ri”.

Muajin e kaluar, kërkimet në Scyscanner për të udhëtuar në Shqipëri janë rritur me 58% krahasuar me vitin e kaluar.

Përveç se përmendin plazhet e bukura, në shkrimin e Daily Mail përmendet gjithashtu faktin që në Shqipëri gjenden mjaft qytete historike, si Butrinit, Berati si edhe oraganizohen shume koncerte muzikore. 

Ushqimi nëpër restorante është përshkruar si shumë i lirë, ku Tirana është konsiderur si qyteti më i shtrenjtë.

Në faqen e saj madje është publikaur një fotografi me një listë çmimesh për qytetet që mund të udhëtosh.

Nuk është lënë pa përmendur edhe fakti se shumë shpejt Vlorës do i shtohet një aeroport i ri, i cili është në ndërtim e sipër…

/GazetaSinjali/