Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo është shumë domethënës – si për marrëdhëniet midis dy vendeve ashtu edhe për çështjen e Kosovës.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq për gazetën “Danas” duke komentuar takimin midis Vuçiqit dhe Pompeos, të paralajmëruar për sot në Neë York, në kuadër të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.
Kryediplomati serb thotë se pret që Pompeo nga New York të dërgojë një thirrje tjetër publike në Prishtinë për ta hequr taksën, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas shefit të diplomacisë serbe, sekretari amerikan i Shtetit “me siguri” do ta bëjë këtë.
Sipas Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo do të udhëtojë sot në New York për të marrë pjesë në një debat në Këshillin e Sigurimit të KB për “sfidat për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur administratën në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe” dhe do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në margjinat e ngjarjes. Antonio Guterres dhe presidentin e Serbisë. /Sinjali