Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka ngritur pretendime tjera nga ato të Albin Kurtit në lidhje me datën përfundimtare të arritjes së marrëveshjes bazë bazuar në planin franko-gjerman.
Ai ka thënë se “nuk përmendet zyrtarisht asnjë datë” derisa negociatat vazhdojnë.
Kurti kishte përmendur marsin e vitit 2023 si datë të mundshme, edhe pse më vonë ka folur edhe për disa informacione nga ambasadori amerikan Jeff Honvenier për veriun, e të cilat ai nuk i kishte ditur.
Daçiq në një intervistë për TV Prva, u shpreh ishte në interesin e Serbisë që të arrihej një zgjidhje dhe që “ky konflikt të mos zgjaste njëqind vjet.”
Ai më tej shtoi se Kurti kishte shënuar autogol në Bruksel, përkundër që kishin qenë të përkëdhelurit e bashkësisë ndërkombëtare.
“Propozimi që e refuzoi në Bruksel ishte shumë më i favorshëm (për Kosovën) se ai që e pranoi disa ditë më vonë me presion të madh ndërkombëtar,” – u shpreh z. Daçiq.
“Për herë të parë, Kosova u akuzua drejtpërdrejtë se ishte fajtore për përshkallëzimin e krizës. Ato bisedime sigurisht se do të vazhdojnë, por mendoj se jemi larg datës që ata e caktuan, datës që u imponua artificialisht, që të gjithë e refuzuan, bile edhe amerikanët,” – tha më pas Daçiq.