image Daçiq shkon në vendngjarje ku u vra Faton Hajrizi: E përcollëm dy ditë me kamera, nuk u dorëzua

Rajon

Daçiq shkon në vendngjarje ku u vra Faton Hajrizi: E përcollëm dy ditë me kamera, nuk u dorëzua

news image

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka mbërritur në Loznicë, në vendin ku pak më herët është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

“Vëllai i Fatonit ka gënjyer se i ka vjedhur dokumentet. I ka dërguar në Serbi”, tha Daçiq, sipas mediumit të afërt me pushtetin serb “Kurir”.

“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”.

“Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket vendi. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.

Ai tha se nesër do t’i duhej të shkojë në Loznicë sërish për varrimin e policit të vrarë.

“Fatkeqësisht, nesër do të vij sërish këtu, në varrimin e Krsmanoviqit”.

/GazetaSinjali/