image Daçiq paralajmëron fillimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve nga Kosova

Rajon

Daçiq paralajmëron fillimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve nga Kosova

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka dërguar mesazh politikanëve kosovarë, ku ka paralajmëruar për fillimin e fushatës për t’i tërhequr njohjet nga Kosova.

Daçiq ka deklaruar se ka informata që politikanët nga Kosova po lobojnë te vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës, për t’i anuluar ato.

Kësisoj, Daçiq është shprehur se nëse nuk ndalet Kosova, atëherë fushatës do t’ia filloj edhe Serbia, e sipas tij, do të jenë më të suksesshëm.

“Ata po e përdorin këtë situatë për qëllime të tyre. Nëse vërejmë që nuk po e respektojnë marrëveshjen, e po sillen komplet ndryshe, ne do të vazhdojmë fushatën tonë dhe sigurisht që do të jemi më të suksesshëm se ata”, ka thënë Daçiq.

Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ishte arritur para takimit me Richard Grenell që nuk u bë asnjëherë, ku thuhej se edhe Kosova por edhe Serbia do të ndalin fushatën e tyre si pro ashtu edhe kundër njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/