image Daçiq: Ndërmjetësit s’mund të na detyrojnë ta njohim Kosovën, prandaj sulmohen nga Prishtina

Politikë

Daçiq: Ndërmjetësit s’mund të na detyrojnë ta njohim Kosovën, prandaj sulmohen nga Prishtina

news image

“Serbia e ka bërë të qartë…që kurrë nuk do të ndodhë që ta njohim Kosovën”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur në televizionin propagandistik “Pink” ku foli për ngjarjet e fundit të tensionuara në pjesën veriore të Kosovës.

Madje edhe tërë “sulmet e Prishtinës ndaj ndërmjetësve ndërkombëtar”, siç i quan ai, Daçiq beson se burojnë pikërisht nga “dështimi i tyre që ta detyrojnë Serbinë ta njohë Kosovën”.

Për tensionet në pjesën veriore të vendit kritikoi edhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kohëve të fundit tha se zgjedhjet në veri “ishin minë tokësore…mbi të cilën fatkeqësisht shkelëm”.

Veç kësaj, Daçiq tha se “Kurti dëshiron të nis luftë” dhe se “do të nis luftë…nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ia zë rrugën”. Ai madje shkoi aq larg sa ta quajë Kurtin edhe “jo vetëm problem për Prishtinën dhe Beogradin, por edhe mbarë komunitetin ndërkombëtar”.

“Kurti veç në këtë është i interesuar. Nuk është i interesuar në jetë paqësore, ose ripajtim, as bashkëpunim ekonomik, rrugë, tregti ose zhvillim infrastrukturor. Është i interesuar vetëm e vetëm në atë se si do ta zbatojë politikën ekstremiste të tij”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/