image Daçiq: Me gjasë nuk ka referendum të Serbisë në Kosovë

Rajon

Daçiq: Me gjasë nuk ka referendum të Serbisë në Kosovë

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se aspak nuk është optimist se referendumi i shtetit të tij për ndryshimet kushtetuese do të mbahet edhe në Kosovë të dielën e 16 janarit.

Ai akuzoi autoritetet kosovare se po u heqin të drejtën elementare për votim serbëve në territorin e Kosovës.

“Ky është edhe një tregues sesa Prishtina investon për t’i bërë obstruksione dialogut me Serbinë”, tha kryeparlamentari serb për TV PRVA të Beogradit.

Ndryshe Daçiq në krejt paraqitjet e ditëve të fundit e ka bërë të qartë se referendumi ka të bëjë me ndryshime në sistemin e drejtësisë serbe e assesi për çështje tjera, sikur që është mundësia e një referendumi tjetër për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës serbe që Kosovën e konsideron krahinë autonome të Serbisë./GazetaSinjali/