image Daçiq lajmërohet nga Beogradi, flet për takimin Kurti -Vuçiq

Politikë

Daçiq lajmërohet nga Beogradi, flet për takimin Kurti -Vuçiq

news image

Kryediplomanti serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se janë vetëm dy rezultate që mund të pasojnë nga takimi i nivelit të lartë që po mbahet sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Josep Borrell.

“Njëra është të triumfojë arsyeshmëria e shëndoshë, dhe tjetra është të që të ketë incidente”, i ka thënë Daçiq agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Daçiq i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjë presion Kosovës.

“Është e qartë se kush mund të iniciojë këso incidentesh dhe adresa për presion është krejtësisht e qartë. Nëse dikush dëshiron që këto presione t’i drejtojë kah Prishtina ose, kjo i mbetet komunitet ndërkombëtar për ta zgjidhur”, ka thënë Ivica Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se nëse s’ka marrëveshje dhe niset masa e shqiptimit të gjobave për serbët me targa “KM”, “kjo do të çojë në disrupsion jo vetëm të rendit publik dhe paqes, por edhe stabilitetit rajonal”.

/GazetaSinjali/