image Daçiq: Kurtit i prishet dita nëse nuk shkakton ndonjë incident

Politikë

Daçiq: Kurtit i prishet dita nëse nuk shkakton ndonjë incident

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk dëshiron prani ndërkombëtare në territorin e saj dhe se serbët duhet të tregohen të mençur dhe të mos i bëjnë armiq misioneve ndërkombëtare, transmeton Pink.

“Kurti është sikur ka kaluar një ditë apo një javë nëse nuk shkakton ndonjë incident të ri. Dje kanë njoftuar ndërkombëtarët, përkatësisht shtetet anëtare të BE-së për arrestimin e policëve të tyre. Sigurisht që kanë dërguar disa bileta sikur ka ndodhur në territorin e tyre”, tha Daçiq.

Siç shtoi ai, janë të pakënaqur që bashkësia ndërkombëtare nuk e dënoi Serbinë.

“Qëllimi i veprimeve të tyre është që të provokojnë incidente dhe reagim të serbëve në Kosovë dhe Metohi, një konflikt mes serbëve dhe KFOR-it në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ashpër ndaj Serbisë. Mendoj se ne e kemi ‘gjunjëzuar perandorin’, që është, kemi arritur deri në fund”, tha ai.

Duke iu referuar ndalimit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, ministri tha se nuk e di që diçka e tillë po ndodh sot në shekullin XXI dhe nëse dikush në botë e mendon një gjë të tillë.

Daçiq theksoi se Kosova nuk dëshiron prezencë ndërkombëtare brenda territorit dhe serbët duhet të tregohen të urtë atje dhe të mos i armiqësojnë misionet ndërkombëtare, edhe pse e dinë se ato nuk janë të paanshme.

“Duhet ta dimë se Kosova dëshiron t’i dëbojë të gjithë nga Kosova dhe të marrë përsipër ushtrimin e pushtetit në fusha të caktuara”, theksoi Daçiq.

/GazetaSinjali/