image Daçiq e njofton ambasadorin rus për zhvillimet në Kosovë

Politikë

Daçiq e njofton ambasadorin rus për zhvillimet në Kosovë

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nëtakimin me ambasadorin rus në Serbi Aleksandar Boçan Harchenko kanë  diskutuar edhe për aktualitetin në Kosovë.

Ministria e Jashtme serbe njofton se  janë shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme me interes të ndërsjellë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në çështjet ndërkombëtare.

Daçiq citohet të ketë shprehur mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë e njoftoi ambasadorin rus për aktualitetin në Kosovë, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/