Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nëtakimin me ambasadorin rus në Serbi Aleksandar Boçan Harchenko kanë diskutuar edhe për aktualitetin në Kosovë.
Ministria e Jashtme serbe njofton se janë shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme me interes të ndërsjellë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në çështjet ndërkombëtare.
Daçiq citohet të ketë shprehur mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë e njoftoi ambasadorin rus për aktualitetin në Kosovë, thuhet në komunikatë.