image Curaçao hyn në histori, Gjermania i shkakton një nga humbjet më të thella në Kupën e Botës

Futboll

Curaçao hyn në histori, Gjermania i shkakton një nga humbjet më të thella në Kupën e Botës

news image

Fitorja 7-1 e Gjermanisë ndaj Curaçaos në Kupën e Botës 2026 është futur në listën e disfatave më të rënda në historinë e turneut më prestigjioz të futbollit.

Pavarësisht se Curaçao arriti të shënojë golin e parë historik në një Botëror përmes Livano Comenencias, kombëtarja gjermane dominoi plotësisht takimin dhe realizoi shtatë gola, duke vulosur një nga rezultatet më të thella të këtij edicioni.

Me këtë rezultat, Curaçao iu bashkua listës së kombëtareve që kanë pësuar humbje me diferencë prej gjashtë ose më shumë golash në Kupën e Botës, një statistikë ku bëjnë pjesë edhe emra si Brazili, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Koreja e Veriut dhe Meksika.

Rekordi i fitores më të thellë në historinë e Botërorit vazhdon të mbahet nga Hungaria, e cila në vitin 1982 mposhti El Salvadorin me rezultatin e jashtëzakonshëm 10-1.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/