image Çudi kosovare: Familjarët tentojnë të fusin telefon përmes ‘reshovit’ në burgun e Dubravës

Siguri

Çudi kosovare: Familjarët tentojnë të fusin telefon përmes ‘reshovit’ në burgun e Dubravës

news image

Sot oficerët korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë arritur që të parandalojnë futjen e një telefoni mobil brenda qendrës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se gjatë kontrollit të gjërave të sjella nga familjarët, në një reshov elektrik ndodhej një telefon mobil, të cilin kanë tentuar ta fusin brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/