Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, vazhdon të mbajë të hapur mundësinë për një rikthim te Barcelona.
Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, futbollisti spanjoll është i gatshëm të presë ofertën e klubit katalanas, por çdo lëvizje e mundshme varet kryesisht nga e ardhmja e Alejandro Balde.
Barcelona po e monitoron situatën e Baldes, i cili shihet si faktor kyç për hapësirat në krahun e majtë të mbrojtjes. Vetëm në rast largimi ose ndryshimesh në këtë repart, mund të hapet rruga për Cucurellan.
Nga ana tjetër, Chelsea nuk pritet ta lëshojë lehtë lojtarin, i cili ka kontratë afatgjatë dhe vlerësohet rreth 50 milionë euro, duke e bërë transferimin e mundshëm mjaft të komplikuar për katalanasit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!