image "Çu dil jashtë lahper", Rambaja lëshon studion pas debatit të ashpër me Ollurin

Kosovë

“Çu dil jashtë lahper”, Rambaja lëshon studion pas debatit të ashpër me Ollurin

news image

Analisti Sadri Rambaja është larguar nga studio e emisionit “Pressing” pas një debati të ashpër me analistët Parim Olluri dhe Ilir Mirena.

Duke folur për aferat korruptive në vend, analisti Mirena tha se të njëjtat media kanë publikuar edhe afera korruptive të mëparshme, duke pyetur se kush e ka publikuar aferën “Pronto”.

Pas kësaj, Ramabaja ka reaguar duke thënë se nuk do ta bënin këtë nëse ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk do t’i shërbente materialet.

Pas kësaj ka reaguar Olluri duke thënë “nuk është e vërtetë, mos gënje”

Debati vazhdoi të intensifikohej derisa Ramabaja u largua për një moment nga studio.

“Qohu dil jashtë. Mbylle gojën, rrugaç”, i tha Olluri.

Këtu Ramabaja u zgjua.

“Ose ky ose unë. Nuk rri me kësi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai.

“Dil jashtë e mos të shoh më këtu”, i tha përsëri Olluri.

/GazetaSinjali/