image Cramon: Nuk mund ta marr seriozisht udhëheqësin serbe, po mbrojnë trafikim me qenie njerëzore

Rajon

Cramon: Nuk mund ta marr seriozisht udhëheqësin serbe, po mbrojnë trafikim me qenie njerëzore

news image

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nuk mund ta marr seriozisht udhëheqjen e Serbisë më, pasi sipas saj, shteti serb po e mbron trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne.

Këto komente, Cramon i bëri duke thënë se në raportet e fundit, rreth 500 punëtorë vietnamezë jetojnë dhe punojnë në kantierin e ndërtimit të një kompanie kineze në kushte çnjerëzore.

Më tej, ajo tha se këta punëtorë punojnë 26 ditë në muaj, nëntë orë në ditë dhe pa mjete mbrojtëse personale në punë.

“Raportet tregojnë se ata po ashtu jetojnë në baraka të mbipopulluara pa sisteme të duhura ngrohjeje apo kanalizimesh, energji elektrike të pamjaftueshme dhe ushqim të pamjaftueshëm”, thuhet në reagimin e Cramon.

Tutje, ajo tha se është krejtësisht e papranueshme që një shtet që aspiron BE-në të tolerojë ndërtimin e një fabrike të tillë, ku thuhet se trafikon dhe shfrytëzon qeniet njerëzore, teka i bëri thirrje ministrisë së Punës, Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës për Koordinim të Veprimtarive Kundër Trafikimit si dhe Prokurorisë që të reagojnë në lidhje me këtë.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, të cilët i replikuan Cramon duke thënë se kjo është vetëm një përpjekje për ta satanizuar Serbinë.

“Selakoviq i vlerësoi akuzat e Viola von Cramon për ‘skllavërinë moderne’ dhe ‘përdorimin e trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim pune’ si një përpjekje tjetër për të satanizuar Serbinë”, është shprehur Selakoviq.

Tutje, Selakoviq tha se presin kritika konstruktive nga Cramon dhe çdo eurodeputet tjetër.

Ndërsa, Cramon iu kundërpërgjigj Selakoviqit duke thënë se në vend që t’u kërkojnë falje punëtorëve vietnamezë për kushtet çnjerëzore, udhëheqësia serbe po e mbron trafikimin e qenieve njerëzore./GazetaSinjali/