image COVID-19, numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në 28 ditët e fundit

Shëndetësi

COVID-19, numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në 28 ditët e fundit

news image

Kosova që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka shënuar gjithsej 14 mijë e 119 raste me koronavirus, prej tyre 563 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme nga rastet me COVID-19.

Në 28 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka qenë më 10 gusht.

Në këtë ditë, 654 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, ku 467 prej tyre kanë qenë të konfirmuar se janë pozitivë.

Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka pësuar rënie.

Sot të shtrirë janë 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/