image COVID-19 në Shqipëri/ 79 të infektuar - Sinjali

COVID-19 në Shqipëri/ 79 të infektuar

news image

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 79 qytetarë të infektuar me COVID-19, nga 1,192 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar  50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: