image COVID-19 në Mal të Zi: 496 raste të reja dhe 7 viktima

Rajon

COVID-19 në Mal të Zi: 496 raste të reja dhe 7 viktima

news image

Në Malin e Zi, 496 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit dhe shtatë persona vdiqën, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik, raporton Gazeta Sinjali.

Në të njëjtën periudhë, u testuan 1,299 njerëz kurse shumica e rasteve të reja janë në Podgoricë, Nikshiq, Budva dhe Bjello Pole.

Aktualisht, janë 4.343 raste aktive në Malin e Zi. Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend 19,210 njerëz kanë qenë pozitivë me koronavirus, ndërsa 320 pacientë kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/