image COVID-19 në Irak, varreza të veçanta për viktimat e pandemisë

Botë

COVID-19 në Irak, varreza të veçanta për viktimat e pandemisë

news image

Trupat sillen natën në varrezat në jug të qytetit të shenjtë të Najaf, hapësirë e rezervuar kryesisht për viktimat e COVID-19. Vullnetarët të veshur me tutën mbrojtëse, dezinfektojnë dhe mbështjellin trupat, para se t’i fusin në arkivole.

“Këto janë të vetmet varreza në Irak, e përsërisë, të vetmet, ku priten viktimat e koronavirusit”, thotë Abdul Hassan Kadhim, vullnetar.

Skuadra e vullnetarëve e ngarkuar për varrosjen e këtyre trupave, vite më parë iu bashkua forcave irakiane popullore, që luftonin Shtetin Islamik . Sot ata varrosin viktimat e Covid-19, një punë  shteruese si në nivel fizik ashtu edhe në ata emocional.

Abu Sajad, 46 vjeç, thotë se familjarët e tij nuk e dinë që ai punon në këto varreza, por miqtë të cilët janë në dijeni, evitojnë takimet me të, edhe pse s’ka të dhëna se koronavirusi mund të përhapët nga kufomat.

“Unë i njoh mirë ata, do ishin trembur shumë, dhe do ishin bërë merak për mua. Njerëzit të cilët e dinë që unë punoj këtu, nuk më evitojnë drejtpërdrejtë, por unë e ndiej që ata thjesht kanë turp të më thonë që mos t’u afrohem”, tregon ai.

Disa fise dhe liderë fetar nuk pranuan që viktimat e Covid-19, të preheshin në varrezat lokale dhe kjo është edhe arsyeja se pse u krijua kjo hapësirë, tha Abdul Hassan Kadhim, drejtues i trupave vullnetare që punojnë në këto varreza.

Sipas tij, shumë prej viktimave të koronavirusit janë varrosur pa u kryer ritet e rastit.

Për t’u dhënë viktimave një ceremoni dinjitoze, për t’i përcjellë ata me respekt drejt banesës së fundit, vullnetarët janë informuar mbi rritet fetare myslimane dhe të krishtera të cilat duhen ndjekur. Sipas tyre kjo ka i ka dhënë një lloj paqeje edhe familjarëve të viktimave të cilët e kanë të ndaluar të afrohen, për shkak të kufizimeve prej pandemisë. Viktimat u çuan në krahinën Al-Nahrawan dhe në Mohammed Sakran.

Por, fiset e zonës nuk lejuan që trupat të varroseshin aty. Ndaj trupat u morën, u ridërguan në morg dhe u lanë atje për rreth 15 ditë. Në disa zona trupa u varrosën pa kujdes, pa u larë dhe pa respektuar ritet fetare.

“Këtu ne i varrosim të vdekurit më respekt dhe humanizëm. Zbatojmë të gjitha ritet fetare. E vetmja diferencë është se trupat prehen në distancë nga varrezat e vjetra, por gjithsesi jemi sërish në territorin e Najaf”, thotë një tjetër vullnetar, Mohammad Baker Al-Mohammad, student shiit.

Më tepër se 200 vetë kanë humbur jetën në Irak që nga shpërthimi i virusit në muajin shkurt, dhe vullnetarët thonë se atyre u dërgohen 2 deri në 4 kufoma në ditë. Sipas ministrisë së shëndetësisë shifrat e pandemisë në vend janë dyfishuar nga 3 mijë në 6 mijë të infektuar brenda një periudhë dy javore./Gazeta Sinjali/