Bazuar në raportet e datës 7 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 78 pacientë;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë;
Klinika e Pediatrisë,10 pacientë;
Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 19 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 21 pacientë;
Spitali i Pejës, 19 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 28 pacientë;
Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë./GazetaSinjali/