Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, është izoluar pasi një bashkëpunëtor i afërt ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kam qenë në kontakt me një bashkëpunëtorë që rezultoi pozitiv. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkruan vetë Sassoli, raporton ATSh.
Sipas disa burimeve, presidenti i Parlamentit Evropian ka kryer një tampon që ka rezultuar negativ, por sipas ligjit belg duhet të izolohet gjithsesi për një javë, deri në dhjetë ditë.
Ish-gazetari i njohur italian ka hyrë në detyrën prestigjioze evropiane në korrikun e vitit të kaluar. /Gazeta Sinjali/