image COVID-19, Gjermania zgjeron rregullat e karantinës për vendet fqinje

Evropë

COVID-19, Gjermania zgjeron rregullat e karantinës për vendet fqinje

news image

Qeveria gjermane shpalli sot Kroacinë, Slloveninë, Hungarinë, Bullgarinë dhe Qipron, si zona me rrezik të lartë për COVID-19, që do të thotë se udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga këto rajone do të duhet t’i nënshtrohen një karantine, nëse nuk posedojnë testin negativ për koronavirus.

Pothuajse e gjithë Austria është shtuar në listën e zonave me rrezik të lartë, duke përjashtuar vetëm dy rajone të vogla.

Për Italinë, rregullat janë zgjeruar për të mbuluar pothuajse të gjithë vendin.

Tani për tani, vetëm Kalabria përjashtohet nga rregullat. /Gazeta Sinjali/