image COVID-19, çka duhet të keni parasysh para se të niseni në pushime?

Sociale

COVID-19, çka duhet të keni parasysh para se të niseni në pushime?

news image

Nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisëm Ogerta Manasirliu ka rikujtuar 10 rregullat bazë për për t’u ndjekur gjatë verës, në mënyrë që të kemi një sezon turistik të sigurt.

Para se të niseni me pushime, kini parasysh këto rregulla për të mos rrezikuar veten dhe të tjerët:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik, jo më pak se 1.5 metër.

3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajë domosdoshmërisht maskë.

4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjienën.

5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet në distancë jo më pak se 3.5 metra.

6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumojeni ushqimin në ambiente të hapura.

8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

9. Ruani higjenën vetjake.

10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin./Gazeta Sinjali/