image COVID-19/ Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme

Shëndetësi

COVID-19/ Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme

news image

Britania e Madhe e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme sa i përket përhapjes së COVID-19.

Zyra e Jashtme britanike bëri të ditur se britanikët nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën.

Më herët qytetarët ishin këshilluar që të mos udhëtonin drejt 32 shteteve për shkak të koronavirusit, e në mesin e këtyre vendeve ishte edhe Kosova.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se ndryshimi i politikës pason përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende dhe zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë.

Në Kosovë gjatë 24 orëve, sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, u regjistrua një viktimë dhe 41 raste të reja me COVID-19./Gazeta Sinjali/