image COVID-19: Belgjika prej të hënës mbyll baret dhe restorantet për katër javë

Evropë

COVID-19: Belgjika prej të hënës mbyll baret dhe restorantet për katër javë

news image

Me qëllim që të luftohet vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, Belgjika ka marrë masa mbrojtëse. Nga e hëna të gjitha baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura për katër javë.

Qeveria belge ka vendosur të aplikojë një lloj ore policore nga ora 12 pas mesnatës deri në ora 5 të mëngjesit.

“Koronavirusi po infekton vendin tonë në mënyrën më të rëndë. Javët e ardhshme do të jenë të vështira, por ne jemi detyruar të ndërmarrim këto masa për të shmangur më të keqen”, ka deklaruar kryeministri belg, Aleksander De Croo, gjatë një konference për media.

Këto masa do të zgjasin për të paktën katër javë dhe nga 19 tetori do të hyjnë në fuqi, e pas dy javësh do të bëhet një lloj rivlerësimi i situatës pandemike në vend. /Gazeta Sinjali/