image 18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Rajon

18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

news image

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.633 testime janë regjistruar 389 raste me COVID-19 dhe 18 të vdekur.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup dhe Manastir.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 317 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 212.220 raste, ku prej tyre 186.249 janë shëruar dhe 7.463 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/