Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka sulmuar UEFA-n dhe FIFA-n për orarin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Belgu ka folur për Sky Sports, ku tha se ndeshja ishte thjeshtë për para, transmeton Sinjali Sporti.
“Është thjeshtë ndeshje e parave dhe duhet të jemi të sinqertë. Ne luajmë sepse është para shtesë për UEFA-në”.
“Ata mund të jenë të zemëruar që ekipet tjera e duan Superligën por atyre nuk iu interesojnë lojtarët, por vetëm xhepat e tyre”
“Shikoni sa kanë ndryshuar skuadrat në formacione. Nëse dy skuadrat kanë qenë në finale atëherë do ishin lojtarë të tjerë duke luajtur”.
Belgjika u mund dje nga Italia në ndeshjen e play-off për vendin e tretë, me rezultat 2:1.