image Costa viziton nesër Kosovën – pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Politikë

Costa viziton nesër Kosovën – pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

news image

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë institucionalë.

Sipas njoftimit zyrtar, ai do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në ora 16:30. Pas takimit, të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Fillimisht, në agjendën e publikuar nuk ishte paralajmëruar takim mes Costas dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Megjithatë, një takim i tillë është konfirmuar sot, dhe do të zhvillohet në ora 18:40.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/