image Copley: Çështja e Kosovës dhe Asociacioni e vështirë, por tani situata do të jetë e përshtatshme për diskutime

Politikë

Copley: Çështja e Kosovës dhe Asociacioni e vështirë, por tani situata do të jetë e përshtatshme për diskutime

news image

Analisti amerikan, Gregory Copley ka vlerësuar se pas ardhjes në pushtet të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, çështja e Kosovës dhe formimi i Asociacionit do të vazhdojë të jetë e vështirë, por se tani situata do të jetë e përshtatshme për diskutime për zgjidhjen e saj, transmeton KO.

“Strategjia e madhe e Serbisë për mbështetjen amerikane duhet të përfshijë një proces holistik për çështjen e Kosovës, Republika Srpska dhe daljen e Serbisë në detin Adriatik”, tha Copley në një intervistë për Politika, transmeton Tanjug.

Ai vuri në dukje se zgjedhja e Trump si president ofron perspektiva të forta për marrëdhënie të mira midis SHBA-së dhe Serbisë, por tregoi se do të jetë e rëndësishme që Beogradi të formulojë një grup koherent synimesh për këtë.

“Nuk jam i sigurt se deri më tani kemi vërejtur se Beogradi ka zhvilluar një strategji që do të interesonte dhe inkurajonte mbështetjen e Uashingtonit,” tha Copley.

Duke folur për mundësinë që Trump të pranojë një program mirëkuptimi më të madh ndaj Republikës Srpska, Copley tha se është e qartë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i dështuar pa Republikën Srpska.

“Ndoshta mund të pyesim veten se cili mund të jetë presioni i Sarajevës në dritën e pozitës së forcuar dhe rëndësisë rajonale të Serbisë dhe humbjes së një BE-je efektive në dritën e vendeve evropiane nacional-patriotike,” tha ai.

/GazetaSinjali/