image Conte drejtuar Tuchelit: Lukaku mund të përdoret më mirë

Futboll

Conte drejtuar Tuchelit: Lukaku mund të përdoret më mirë

news image

Pak trajnerë e njohin Romelu Lukakun më mirë se Antonio Conte.

Nën krahun e tij belgu shkëlqeu te Interi dhe tani, me trajnerin italian të papunë dhe sulmuesin e transferuar te Chelsea, Conte i ka dërguar një paralajmërim  Thomas Tuchel i cili akuzon se nuk di si ta përdorë belgun si duhet.

”Unë mendoj se Lukaku mund të bëjë më mirë , veçanërisht në një nivel teknik. Ai është tashmë në një nivel shumë të lartë, por një lojtar duhet të vazhdojë të përmirësohet derisa të tërhiqet. Gjatë ndeshjes, ka raste kur Lukaku duhet të jetë i kyçur, por përveç kësaj, ai është një nga sulmuesit më të vështirë që kam parë, sepse ai mund të bëjë dëme kudo në zonë. Nëse keni një qendërsulmues të tillë, duhet ta përdorni dhe nuk mendoj se Chelsea ende nuk e ka kuptuar se si ta përdorë atë”, tha ai në ‘Sky Sport Italia’.

“Sezonin e kaluar, ata nuk kishin një qendërsulmues të mirë, kështu që ata ndryshuan pozicionet, ndërsa tani, Lukaku është një referencë e vërtetë. Nëse ata mund të kuptojnë se si ta përdorin Lukakun, atëherë Chelsea mund të bëhet rivali për të mposhtur në Ligën e Kampionëve kjo Ai është një sulmues shumë specifik”, përfundon Conte.

Mbetet për t’u parë se si Tuchel do ti marrë këto fjalë që tingëllojnë si daulle lufte mes trajnerëve. /Gazeta Sinjali Sporti/