image Çnjerëzore: Të rinjtë në Prishtinë qeshin me djegien e duarve të një shitësi cigaresh

Kosovë

Çnjerëzore: Të rinjtë në Prishtinë qeshin me djegien e duarve të një shitësi cigaresh

news image

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Fjolla Rraci ka publikuar një video në Facebook, ku shihet një shitës cigaresh në Prishtinë, i cili ka qenë cak i bulizmit në një kafiteri, shkruan Gazeta Sinjali.

Në video shihen disa të rinj që qeshin me shitësin e cigareve, teksa i vënë flakën duarve të tij në një tavolinë.

Në video shihet se pas djegies së duarve, djalit që shet cigare nuk i ndihmon askush./Gazeta Sinjali/