image Çmimet për karburante në rajon, kush paguan më pak e kush më shumë?

Kosovë

Çmimet për karburante në rajon, kush paguan më pak e kush më shumë?

news image

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor kohët e fundit është shënuar rritje e çmimit të naftës dhe të benzinës. Më poshtë gjeni çmimet mesatare të karburanteve në euro, në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një infografike të publikuar nga REL-i, në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë, derisa gazi kushton 51 centë.

Çmimet e karburanteve janë më shtrenjtë në Shqipëri. Një litër benzinë 95 atje kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë.

Benzina 95 në Serbi kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë dhe gazi 80 centë.

Karburante më së liri kushtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

/GazetaSinjali/