Numri i aksidenteve në trafik pothuajse çdo ditë është mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre rasteve, shkaktarë dalin të jenë pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave. Jo rrallëherë janë raportuar raste të frikshme, të vozitjes së ‘çmendur’ të shoferëve kosovarë, që rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe sot në Gjilan, ku shoferi i një veture ka bërë lëvizje të rrezikshme dhe për pak ka shkaktuar edhe aksident – duke e detyruar veturën që ishte para tij të largohet nga rruga.
Një sinjalizues i Sinjalit i ka dërguar pamjet ku i dyshuari shihet duke ‘fluturuar’ me veturën e tij, me targa 06 – 285 -GB.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për veprimet që do të ndërmerren nga Policia lidhur me rastin.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë që rregullat në trafik të respektohen.