Policia e Kosovës, ka bërë të ditur, detaje të tjera rreth ngjarjes së djeshme në Shtime ku mbeti i vrarë i dyshuari për vjedhje, Fehmi Gashi.
Forcat e rendit kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: një revole e kalibrit 7.65mm, tri gëzhoja dhe një plumb i pa shkrepur, një maskë dhe dy thika.
Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit A. Ndrecaj kishin hyrë gjithsej katër persona të armatosur, të cilët kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 24 mijë frangave.
Përveç viktimës e cila ka mbetur në vend, tre persona të tjerë ende janë në arrati.
Pronari i shtëpisë dhe i vëllai i tij, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha policia në raportin 24 orësh, transmeton Sinjali.
Të gjitha rreth vjedhjes në këtë shtëpi mund t’i lexoni KËTU: