image Çka po ndodh në Kinë, flet shqiptarja nga Pekini

Botë

Botë/ Çka po ndodh në Kinë, flet shqiptarja nga Pekini

news image

Brikena Vokopola e cila punon si redaktore dhe kërkuese në një kompani teknologjike foli në Open në Top Channel në një lidhje skype nga Pekini.

Ajo tha se në Pekin nuk ka shumë viktima dhe shumë të prekur, Sipas saj janë vetëm 251 të prekur në kryeqytetin me më shumë se 21 milionë banorë. ‘Unë nuk jam kthyer sepse Pekini është larg Hubeit që është edhe zona më e prekur. Prindërit ishin të shqetësuar, por i kam qetësuar unë’- tha Vokopola.

Një arsye tjetër që e ka bindur të qëndrojë Brikenën aty, ajo thotë se është puna, e cila ia lejon asaj të punojë edhe nga shtëpia.

“Unë jam në një punë të lidhur me teknologjinë dhe kam mundësi të qëndroj. Ka edhe shqiptarë të tjerë në Pekin dhe disa janë kthyer në Shqipëri. Qëndroj në Pekin që më duket sikur nuk ka atë rrezik të madh’- tha Vokopola.

Sipas redaktores shqiptare, koronavirusi ka filluar të ndikojë në ekonominë kineze. /Gazeta Sinjali/