image "Çka po ndodh me neve", reagimet e fytyrave publike për vrasjen tragjike në Deçan

Bota e Yjeve

“Çka po ndodh me neve”, reagimet e fytyrave publike për vrasjen tragjike në Deçan

news image

Ngjarja tragjike që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan, ka tronditur vendin tonë, ku mbetën të vdekur tre persona ndër ta dy nxënës nga të shtënat me armë në autobusin me nxënës që ishin duke u kthyer nga shkolla.

Për këtë sulm ka pasur reagime të shumta nga persona publik, ndër ta edhe artistë dhe këngëtar.

Ndër ta ishin edhe Gjiko, Elita Rudi, Vesa Luma, , Naser Rafuna, Gold Ag, Dafina Zeqiri, Rina Balaj, Capital T, janë disa nga personazhet publike që kanë reaguar duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Sot në Deçan është njoftuar se do të ndizen qirinj në shenje proteste për vrasjen e trefishtë.

Postimet e disa prej personazheve publike:

/GazetaSinjali/