Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rrahje mes dy personave në fshatin Stanovc i Ulët të Vushtrrisë, që eskaloi me lëndime të rënda e kërcënime. Dy të dyshuarit për shkak të goditjeve që pësuan nga njëri-tjetri u dërguan në QKUK, me përcjellje të Policisë.
Sinjali ka mësuar se dy personat e përfshirë në këtë rast janë Sabit Musliu, 52-vjeçar dhe Sedat Islami, 30-vjeçar, të cilët janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për “sulm” dhe lëndim i rëndë trupor”.
Por si erdhi deri te rrahja? Detajet e ngjarjes
Deri te rasti dyshohet se ka ardhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin pasur dy të dyshuarit kohë më parë e që u përshkallëzua sot, kur njëri nga të dyshuarit i shkoi te shtëpia të dyshuarit tjetër.
Sipas burimeve të Sinjalit, 30-vjeçari nga o0borri i tij iu ka drejtuar 52-vjeçarit me fjalët “Çka po m’kqyr o hut, çka po mi rrite sytë, se me ty kemi punë”, teksa ka vazhduar me sharje e ofendime.
Në atë moment, situata ka eskaluar kur i njëjti e kishte marrë një sëpatë dhe iu ka vërsulur të dyshuarit tjetër, të cilin ka tentuar të sulmojë duke i thënë: “Në emër të sheriatit Allahu Ekber”.
52-vjeçari, për t’u vetëmbrojtur e ka sulmuar të dyshuarin tjetër me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar menjëherë për përleshjen, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfiskuar shufra metalike e përdorur nga njëri të dyshuarit.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë lidhur me rastin janë njoftuar edhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Pas arrestimit të dy të dyshuarve, prokurori ka lëshuar urdhër për caktimin e masës së ndalimit për 52-vjeçarin.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm”, teksa ndaj të dyshuarit tjetër është iniciuar rasti si “lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.