image Çka ndodh nëse shteti t’i jep 560 euro në muaj pa bërë asgjë? Eksperimenti jep rezultate mahnitëse

Botë

Botë/ Çka ndodh nëse shteti t’i jep 560 euro në muaj pa bërë asgjë? Eksperimenti jep rezultate mahnitëse

news image

Eksperimenti i parë në Evropë me Të Ardhurat Bazike i mbështetur nga Qeveria nuk bëri shumë që t’i inkurajonte marrësit që të punonin por e përmirësoi ndjeshëm mirëqenien e tyre mendore, konfidencën dhe jetëkënaqësinë, sipas studimit të parë të madh të skemave finlandeze që kanë rritur interesin gjatë shpëthimit të pandemisë.

“Marrësit e të ardhurave bazike ishin më të kënaqur me jetën e tyre dhe kishin më pak stres se sa grupet e kontrollit,” thotë studimi nga Universiteti i Helsinikit. “Ata po ashtu kishin një perceptim më pozitiv të mirëqenies së tyre ekonomike.”

Studimi vjen në kohën e krizës shkatërruese ekonomike shkaku i koronavirusit – që nxiti papunësi masive në mbarë botën (përveç në Kosovë, nëse besojmë ministrin Besnik Bislimi) – duke nxitur interes më të madh mbi skemat e Të Ardhurave Bazike.

Papa madje kishte sugjeruar gjatë fjalimit të tij të Pashkëve së fundi se “kjo mund të ishte kohë e mirë që të konsiderohej një pagë bazike univerzale” për të gjithë.

Qeveria e Spanjës muajin e kaluar tha se e kishte ndërmend që të vendsote Të Ardhurat Bazike “sa më shpejt që të ishte e mundur” për një milionë mbajtës familjesh të varfra në mbarë vendin.

Skema dyvjeçare finlandeze, që u përdor në vitet 2017 dhe 2018 ka pasur interes të madh nëdrkombëtar, pasi u paguan 2 mijë qytetarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme që kishin qenë të papunë, e të cilëve iu dha një pagë bazike mujore prej 560 eurosh, pa obligimin për të kërkuar punë dhe pa reduktim në këtë pagë bazike nëse e pranonin atë.

Ideja po bëhet edhe më e fuqishme pasi teknologjia pritet të zëvendësojë shumë shpejt një të tretën e punëve aktuale në botë.

Hulumtuesit konkluduan se megjithëse kishte dallime të mëdha në përvojat e marrësve, ata përgjithësisht ishin më të kënaqur me jetën e tyre dhe kishin përjtuar më pak stres mendor, depresion, trishtim dhe vetmi.

“Disa njerëz thanë që Të Ardhurat bazike nuk kishin fare efekt në produktivitetin e tyre, pasi nuk kishte pasur punë për ta për gjërat për të cilat ishin trajnuar,” tha profesoresha Helena Blomberg-Kroll, autore kryesore e studimit. “Por të tjerët thanë se Të Ardhurat Bazike i kishin përgatitur që t’i merrnin edhe punët e paguara keq që pa ato të Ardhura të sigurara nga shteti do t’i kishin shmangur.”/ Gazeta Sinjali