Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë mendimin e tij për kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se Osmani deri më tani nuk ka ofruar për vendin më shumë se sa në aspektin teorik. Ka thënë se nuk ka pasur mundësi deri më tani të tregojë rezistencën.
“E njoh shumë pak, mendoj që më shumë ka dhënë në aspektin teorik, ndoshta për shkak se nuk ka qenë në pozitë udhëheqëse. Nuk ka pasur dëshmi për ndonjë qëndrueshmëri apo për ndonjë diçka tjetër”, ka deklaruar Haradinaj në T7.
Më tutje Haradinaj ka treguar se veprimi i Vjosa Osmanit për të refuzuar që ta votoj Thaçin për president i ka pëlqyer.
“Është risi, por jemi në garë është normale. Është një veprim i mirë me qëndrueshmërinë në rastin kur partia e saj votoj Thaçin, ndërsa ajo kishte rezistencë”.
“Nuk e di Vjosa sa ka fuqi me i përballu ato që i kam kaluar unë sikur kur i kisha unë kundër Thaçit dhe Veselin”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/