image “Çka ki me mu”/ I riu në Dragash i nxjerr armën personit që deshi të bisedojë me të

Siguri

“Çka ki me mu”/ I riu në Dragash i nxjerr armën personit që deshi të bisedojë me të

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative e cila po cenon sigurinë e qytetarëve. Personat që sillen me armë në brez shpesh herë rrezikojnë t’i përdorin ato në momente konflikti me dikë tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Brodosan të komunës së Dragashit, ku një i ri ka denoncuar në Polici një 22-vjeçar për të cilin ka thënë se e ka kërcënuar.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa viktima kishte dashur të bisedojë me të dyshuarin lidhur me një rast të vjedhjes që kishte ndodhur kohë më parë. E reagimi i 22-vjeçarit ishte i menjëhershëm duke nxjerrë armën e tij dhe duke e pyetur 24-vjeçarin se çfarë ka me të.

I dyshuari është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që çojnë në kapjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

/GazetaSinjali/