image Çka humbëm nga mosbashkëpunimi me ShBA-në?, Hovenier: Nxirrni ju vetë konkluzionet se çka

Politikë

Çka humbëm nga mosbashkëpunimi me ShBA-në?, Hovenier: Nxirrni ju vetë konkluzionet se çka

news image

Për të dytën herë brenda pak muajsh ambasadori amerikan (tash në largim), Jeffrey Hovenier, i dha premisat për konkluzionet që duhet “t’i nxirrni ju vetë” në termat e ngecjes së vendit kundrejt aderimit në botën perëndimore: prej mosanëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, të qenit në vendnumëro në proceset integruese euro-atlantike si BE e NATO, e deri te raportet e rënduara Prishtinë-Uashington.

Në intervistën lamtumirëse në ‘Rubikon’ u pyet për fjalinë e tij të vrazhdë që “nuk duhet psh**rur para derës së klubit ku doni të hyni” e cila qe formuluar në kuptimet më eksplicite si mesazh ndaj qeverisë në kursin e saj të paepur e deri konfrontues me QUINT-it dhe forcën paqe mbajtëse të NATO-s në vend, KFOR-in për çështjen e Urës së Ibrit.

Adriatik Kelmendi: Çka ju bëri të thonit diçka të tillë?

Jeffrey Hovenier: (..) shumë e drejtpërdrejtë, që nëse doni të jeni pjesëmarrës të një bashkësie si BE-ja e NATO, juve ju duhet të jeni të pëlqyeshëm për ta, të bëni krejt çka është e mundshme që jeni të përgjegjshëm ndaj shqetësimeve (…)

Këtu iu kthye konkluzioneve të miratuara në Këshillin e Bashkimit Evropian – të shndërruara në ligje për bllokun njëzet e shtatë shtetësh – të cilat i quajti “shumë të fuqishme”.

ShBA-ja, tha ai, “ndjehet absolutisht njësoj” me ato konkluza.

Por, në insistimin e gazetarit që e vërteta e (mos)raporteve bashkëpunuese të mos shpërbëhet në zhargon të për zbutur diplomatik, Hovenier u detyrua të prejë që “(…në atë rast) Kosova do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës”.

Mendoj se do të kishit një trajektore të kthjellët drejt anëtarësimit në BE, që është një rrugë e rëndë dhe e gjatë, dhe mendoj se do të ishim në pozicion që të shtynim para më fort për afrimin e Kosovës në marrëdhëniet e saj me NATO-n. Këto dy gjëra janë çka mund t’ua vendos në tavolinë”.

Dhe, mendoj që Kosova veçse do të ishte anëtare në Këshill të Evropës”, vazhdoi Hovenier.

Të njëjtën përgjigje e pati thënë në Rubikon, para pesë muajsh, kur çështja më e nxehtë ishin raportet e rënduara Kosovë-ShBA, kur Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien veçse pati premtuar “reciprokim mospartneriteti”.

Pyetja përmbante gjendjet faktike, prej përjashtimit nga Defender 2023, mungesën e vizitave të nivelit të lartë bilateral në Uashington, e deri te “kërcënimi jo i vagët” i O’Brien.

Jemi duke shpresuar për partneritet shumë të afërm dhe është e qartë se kur partneritetet e afërta bëhen edhe më të afërta atëherë do të ketë edhe më shumë kontakt person më person. Kaq mund të them”.

KelmendiPra, më mirë se ç’e kemi tash…

HovenierPo ju lë juve të nxirrni vetë konkluzionet.

Hovenier aty i ishte kthyer asaj çfarë ishte bërë lajtmotiv amerikan karshi qeverisë kosovare – miratimin e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, tekst ky ndaj të cilit qeveria ishte shprehur refuzues pasi e kishte pranuar dhe i cili tekst është bërë qëndrim zyrtar/ligjor i BE-së në konkluzionet e saj.

Por nëse del që është jo në pajtim me Kushtetutën, ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thoshte Hovenier, raporton nacionale.

Ky dokument ka një status tejet të rëndësishëm…dhe Kosovës i thamë që kjo është mjaftueshëm e mirë që Kosova t’i përmbush obligimet e saj me këtë draft. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme, e jo veç disa ide prej ndonjë think-tenku”, shprehej ai.

/GazetaSinjali/