image 'Çka e ka Albini - Glaukun?' Qytetarët ia plasin gazit me shpjegimin e Kurtit

Qesharake

‘Çka e ka Albini – Glaukun?’ Qytetarët ia plasin gazit me shpjegimin e Kurtit

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Podujevë, për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një nga takimet me qytetarë të Podujevës, në kuadër të fushatës zgjedhore, Albin Kurti ka treguar se cila është lidhja e tij familjare me bashkëpartiakun e tij, Glauk Konjufca.

“Baba i nanës të babës së Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem”, ishte shpjegimi i Kurtit, që bëri qytetarët t’ia plasin të qeshurës./Gazeta Sinjali/