image Çka duhet të ketë në sofrën e Bajramit?

Receta gatimi/ Çka duhet të ketë në sofrën e Bajramit?

news image

Festa e Bajramit njihet si festë e bashkimit të familjes. Këtë herë do të festohet ndryshe në gjithë botën, për shkak të pandemisë nuk do të lejohen mbledhi të mëdha familjare.

Megjithatë, një drekë e shijshme dhe një festë e vogël mes anëtarëve të ngushtë të familjes mund të bëhet.

Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime, Sinjali liston disa nga më të kërkuarat.

1. Musaka
Ushqim i preferuar i shumicës prej nesh, përgatitet me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është ajo me patate.

2. Sarma
Super drekë  e shijshme, gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

3. Pite
Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka pite të çfarëdo lloji.

4. Qebap haxhiu
Qebapët janë përzierje e mishit të viçit me perime. Kjo bëhet e mirë atëherë kur personi që e ka përgatitur tashmë ka përvojë në të, sepse mbështjellja kërkon durim dhe mjeshtri.

5. Bakllava
Është ëmbëlsira më e njohur e gatuar në shtëpi, përgatitet me arra, lajthi, badem apo gjëra të tjera të preferuara.

6. Tullumbat
Janë super ëmbëlsirë që bëhen nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. .Gazeta Sinjali