Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë dy seanca plenare. Njëra nga seancat është vazhdimësi e seancës së kaluar, ndërsa seanca e dytë do të jetë seanca e fundit për sesionin pranveror, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës për të dyja seancat. Në seancën e parë, e cila fillon në orën 10:00, pritet të votohet për Raportin me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, pritet të shqyrtohen problemet në NP KOSTT Sh.A, si dhe për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Ndërkaq, seanca e dytë, që është e fundit për sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, ka 10 pika të rendit të ditës.
Ndër të tjera, të përzgjedhurit e popullit do të bëjnë zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimin e raporteve të disa autoriteteve të pavarura./Gazeta Sinjali/