image Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet/ Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Vushtrrisë, mbajnë takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-së). (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Organizata Rinore ACT-NOW organizon eventin përmbyllës të projektit “Dhjetori i ftohtë”. (Palestra e  Sporteve “Bill Clinton” Ferizaj, ora 10:00) 

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe ministri në detyrë i Arsimit Shyqiri Bytyqi, në hapësirat ku tashmë gjendet  objekti i SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, do të vënë  gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle. (Ora 12:00)

Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës organizon konkursin dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për idetë më të mira për startap biznese. (Prezantimi i ideve, puna në ekipe, ora 13:45 –  ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe fjalimet ora 16:00, Venture UP, rruga “Eqrem Qabej”, N-111, Prishtinë)

Mbahet koncert festiv nga veprimtaria e Rauf Dhomit. (Salla e ASHAK, Prishtinë,  ora 19:00)./Gazeta Sinjali/