image Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet e ditës, 6 korrik 2021.

Mbahet punëtoria dy-ditore për “Tranzicionin e drejtë energjetik në Kosovë”, e organizuar nga Ministria e Ekonomisë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Restorant “Perla”, kati i fundit, sallat e takimeve, Rr. “Lidhja e Pejës”, numër 177, Prishtinë, ora 09:00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjimi publik mbi zbatimin e Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë 2013 – 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00).

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).

Komisioni për Shëndetësi shqyrton Projektligjin për amendamentimin të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, raporton në Komisionin për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00).

Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00).

Promovohet libri “Kuvendi i Bubavecit” (26 prill 1990) i autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, 12:00).

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim i Projektligjit për Gjykatën Komerciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)./Gazeta Sinjali/