image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e planifikuara për sot, 20 prill 2021.

10:00 – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

10:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton miratimi e fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).

10:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

10:00 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën virtuale përmes platformës “Zoom”, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve”. (Platforma Zoom).

10:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese. (Shtëpia e Bardhë).

11:00 – Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës – Salla C-301).

11:00 – TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Merr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Palestra Sportive ” Shani Nushi”, Gjakovë).

13:00 – Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë: “Sundimi i ligjit në Kosovë – Cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”. Merr pjesë, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

14:00 – TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Merr pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj. (Shtëpia e Kulturës, Istog)./Gazeta Sinjali/