image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 25 mars 2021.

10:00 – Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon konferencën “Rritja e konkurrencës ekonomike të Kosovës në periudhën pas COVID-19”. (“Europe House”, Prishtinë) .

10:00 – Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e rregullt. (Salla e Kuvendit).

10:00 – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mban konferencë për medie, me rastin e lansimit të dy raporteve të fundit në serinë e publikimeve të dala nga anketa e kryer nga QKSS “Barometri Kosovar i Sigurisë”. (Konferenca transmetohet live në faqen e QKSS në Facebook).

10:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë njërën prej banesave të banimit kolektiv, ku kanë përfunduar punimet për renovimin e kulmit të saj nga ana e DUPH-së. (Afër stacionit Policor të Trafikut, Prizren).

11:00 – Posta e Kosovës promovon pullën postare “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”. (Cineplex, Albi-Mall, Prishtinë).

12:00 – Bëhet përurimi  i projektit të rinovimit të laboratorëve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mamushë. Merr pjesë ambasadori i Turqisë në Kosovë dhe personalitet tjera. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Mamushë).

13:00 – Partia Socialdemokrate zhvillon një aktivitet. (Pranë Teatrit Kombëtar, Prishtinë).

14:00 – Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizon debat me temën: “Drejtimi i agjendës mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

15:00 – Mbahet mbledhja e Asamblesë së Punës dhe asaj Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

15:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ekspozitën e Zejxhan Celinës, “Paja e nuses – qejzi i vajzes”, aktivitet ky i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, që ka për qëllim promovimin e veshjeve tradicionale. (Hamami “Gazi Mehmet Pasha”, Prizren)./Gazeta Sinjali/